Agjenti i Hysajt takohet me drejtuesit e Napolit, bisedohet për të ardhmen...

Agjenti i Elseid Hysaj, është takuar me drejtuesit e klubit të Napolit, ku ka folur për të ardhmen e futbollistit shkodran për të cilin interesohet Chelsea dhe Atletico Madridit.

Shqiptari është një lojtar në të cilin beson shumë trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri me të cilin ka punuar te Napoli dhe Empoli.

Sipas Sky Sport Italia, agjenti Mario Giuffredi është takuar sot me drejtorët e klubit të Napolit.

Kontrata e lojtarit skadon në qershor të vitit 2021 dhe për të ka interesim nga Chelsea dhe Atletico Madridi.

Është folur shumë që Napoli mund të pajtohet me largimin e lojtarit që në janar. Hysaj ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro.