FOTO/ Studentët e Infermierisë i përgjigjen ‘arrogancës’ së dekanes Çina

Ndërkohë që vijon protesta e studentëve në të gjitha fakultetet e vendit, dekania e Fakultetit të Mjekësisë Tatiana Çina, i ka kthyer përgjigje një shkrese të studentëve.

Në përgjigjen e dhënë për ta dekania shprehet se shumica e kërkesave të bëra prej tyre nuk janë kompetencë e Universitetit, por e Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë.

Studentët në një denoncim për Fax News e cilësojnë tejet arrogante sjelljen e Çinës, duke shtuar se ata ishin të parët që nisën protestat.

Përshëndetje!

Dekania e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike ka vendosur që të refuzojë të gjitha kërkesat e bëra nga studentët.

Por nuk mjafton vetëm këtu arroganca e dekanes Tatiana Çina.

Pasi refuzon të gjitha kërkesat e bëra në fund të dy-fletësisht të saj, dekania shkruan se çdo student është i lirë të zgjedhë Fakultetin dhe degën që dëshiron.

Studentët e mjekësisë ishin ndër të parët dhe më të shumtët që dolën në protesta.

Më poshtë keni edhe përgjigjen e dekanes Tatiana Çina.

Ju lutem anonim!

Ju faleminderit dhe punë të mbarë!