Grida Duma, video mesazh nga sallat bosh të universitetit: Studentët sot po japin leksione!

Deputetja Grida Duma ka publikuar sot një video-mesazh në Fb, nga sallat e boshatisura të universitetit, ku studentët kanë bojkotuar mësimin.

“Në mbi 15 vite leksione nga sallat e universitetit, sot sallat janë bosh dhe studentët nuk marrin, por po japin leksione. Ata i dhanë nje leksion të madh “parisë” prepotente të vendit dhe nën acarin e stinës ngrohën shpresën më të madhe të shqiptarëve për ndryshim’, shprehet Duma.