I ftohti, Shehu: Gjirokastra drejt bllokimit dhe paralizimit të plotë, shteti inekzistent

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas situatës së krijuar nga reshjet e dëborës në Gjirokastër.

“Qarku i Gjirokastrës drejt i bllokimit e paralizimit të plotë. Strukturat shtetërore përgjegjëse janë inekzistente! Shtabi i emergjencës as që dëgjohet apo ndjehet!”, shkruan Shehu në një postim në facebook.

Ja postimi i plotë i deputetit të PD:

Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote.

Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente!

Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet!

Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret.

Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm.

Po keshtu dhe drejtimi per Permet.

Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike.

30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet.

As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira.

Dhe  bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese.

Po kush t'i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo...!?