Përplasen reperët e BabaStars? Majk ironizon kolegët e tij

Shpërbërja e grupit ‘Babastars’ dhe tensionet mes anëtarëve ka qenë tema më e nxehtë e këtyre ditëve të fundit. Skivi ishte një ndër reperët që vendosi të largohej përfundimisht nga ky label. Ditën e sotme ai bëri dhe një deklaratë në rrjete sociale, nëpërmjet së cilës thumbon kolegët e tij.

“Mirëmëngjes repera barbika (baribe). Kujdes mos nxirrni ndonjë fëmijë në këngë tani. Ju mbys. Kopjac”, – shkruajti Skivi.

Pas kësaj ka ardhur edhe një deklaratë me ton ironizues e reperit tjetër Majk, i cili vazhdon të jetë pjesë e ‘Babastars’.

“Po dhe ti je këngëtar ose reper, por nuk jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel….as nuk ngasim makina të njëjta, as nuk bëjmë para të njëjta”, – ka shkruar Majk bashkangjitur një fotografie të tij.

As Skivi dhe as Majk nuk kanë treguar se kujt i adresohen këto fjalë, por të gjithë dyshojnë se në të vërtetë ata ja drejtojnë njëri-tjetrit.