‘Edhe ëndrrat deri zv/ministër i shihja’-Iriqi bisedon me Gent Cakaj

Iriqi:- Si ndiheni tani që Rama ju bëri ministër?

Cakaj:- Kaja nanën, bre loqka jeme. Po ndihem si në qill të shtatë. Veç më tremb Meta.

Iriqi:- Pse?

Cakaj:- Se jam qumështor bre. Jam pa përvojë.

Iriqi:- Të ndihmon Rama, pa problem.

Cakaj:- Hahaha, Rama nuk merr vesht nga asgjo. Edhe kur merr në cel veç dy fjalë lëshon: ‘Ç’a thojn, ç’a thojn.’ Sa nis t’i shpjegosh ndonjë gjë ai fap, ta ka mbyll celularin.

Iriqi:- Pse e hoqi Bushatin?

Cakaj:-Nga inati. I tha jepi 12 milje Greqisë. Bushati i dha 10, Rama u nxeh.

Iriqi:- Po ti do ia japësh Greqisë 12 milje?

Cakaj:- Unë i jap 50 milje.

Iriqi:- Po do quhesh tradhtar.

Cakaj:- Jo, se do justifikohem që në Kosovë nuk ka det dhe s’kuptoj nga miljet dhe dallgët.

Iriqi:- Janë krenarë në Kosovë që u bëre ministër në Shqipëri?

Cakaj:- Do ishin krenarë po të bëhesha në Serbi. Atje do kryeja punë. Në Tiranë ministri i Jashtëm është si një taksixhi i thjeshtë. Çon nëpër botë ftesat e kryeministrit.

Iriqi:- Do kemi ndonjë vizitë së shpejti?

Cakaj:- Do kemi një me Taulant Ballën. Pa shaka e kam. Nga që nuk vjen askush e gjeti Rama zgjidhjen. Do veshim Ballën si arab. I kemi mësuar ca fjalë dhe do i bëjë dy pyetje Lenci. Do nënshkruajmë dhe linjën e fluturimit Katar-Vlorë dhe mbulimin me xham të lumit Gjanica në Fier. Donte dhe Braçe të hiqej si ministër nga Amerika Latine,por nuk e la Rama. Dukesh që je ti se je i vogël dhe nxehesh shpejt.

Iriqi:- Mendoje se do bëheshe ministër në moshë kaq të re?

Cakaj:- Nuk mendoja, por ëndërroja. Ama deri zv/ministër. Por ja që Red Rama të bën me krahë.

Iriqi:- Çfarë risie do ketë puna jote?

Cakaj:- Më origjinalen. Lutem që të mbush tre muaj në këtë post. Se me sa po ndjehet në ajër është hedhur fara e ndryshimeve. Por s’ke ç’i bën fatit.

Iriqi:- Po mos e prano atëherë?

Cakaj:- Të kundërshtosh Ramën është njësoj të devijosh lumin. Nisin gazetat se unë pi drogë, vjedh, dal përdhunues...

Iriqi:- Po ai pi drogë?

Cakaj:- Po mos pinte nuk më emëronte mua ministër të Jashtëm. Kupton? Ik tani, se po më telefonon Meta...