Studentët i përgjigjen Ramës: ‘Banka do faturën, jo cicërimat në Twitter”,

“Banka do faturën në Tëitter, jo një cicërimë në Twitter”, shprehen studentët.

Kështu i janë përgjigjur studentët reagimit të Kryeministrit Rama në rrjetet sociale, ndërkohë që protesta po vijon e vazhdueshme në të gjitha universitetet e vendit.

Edi Rama reagoi më herët përmes një statusi, ku shprehej se është miratuar një VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë.

Reagimi i Ramës vjen menjëherë pas publikimit të një njoftimi nga sekretaritë e universiteteve ku thuhej se studentët duhet të paguajnë vlerën e plotë të tarifës së studimit.

Por studentët nuk mjaftohen me këtë dhe shprehen se asgjë nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, nuk ka asgjë sipas tyre të shkruar e zeza mbi të bardhën, ndërkohë që fakultetet kanë bërë thirrje tashmë për pagimin e tarifës.

“Banka do faturën në Tëitter, jo një cicërimë në Twitter”, shprehen studentët.