Chelsea fiton konkurrencën me Interin dhe Napolin për Nicolo Barrelën

Maurizio Sarri fiton konkurrencën me Interin dhe Napolin. Drejtuesit e Chelseat falë këmbënguljes së trajnerit italian kanë arritur marrëveshjen me Cagliarin për mesfushorin e talentuar Nicolo Barrela.

Blutë e Londrës do të derdhin në arkat e klubit nga ishulli i Sardenjës 50 milionë euro.

Chelsea ka mposhtur kështu konkurencën e Interit dhe Napolit dhe në orët e ardhshme Barrela do të transferohet në Londër, por italiani nuk do të jetë blerja e vetme e skuadrës angleze në këtë merkato.

Drejtuesit e klubit londinez janë afër arritjes së një marrëveshje edhe me Zenitin për mesfushorin argjentinas Leandro Paredes i cili do të zëvendësojë Cesc Fabregas që do të transferohet te Monaco.