Edhe Dortmundi vihet pas Timo Werner

Dortmundi përgatitet për sezonin e ardhshëm për të plotësuar repartin e sulmit duke parë shitjen e Pulisic te Chelsea.

Drejtuesit kanë buxhet të konsiderueshëm për të shpenzuar ndaj dhe duan një lojtar me kualitet siç është Timo Werner, bomberi i Leipzig.

22-vjeçari ende nuk ka rinovuar dhe ka kontratë deri në vitin 2020 dhe nëse nuk e bën atëherë klubi do të jetë i detyruar ta shesë në verën e ardhshme, por gjithsesi çmimi është i lartë.

Të paktën 55-60 milionë euro është kërkesa e Leipzig ndërkohë që për bomberin gjerman janë në garë edhe Bayern Munchen, Barcelona e Real Madrid.