Qeveria dhe partia merr nën kontroll stafet akademike në universitete

Nuk kanë qënë të pakta shqetësimet që Edi Rama po përpiqet që ta shfrytëzojë protestën e studentëve për të bërë një reprezalje dhe të marrë në dorë gjithë stafet pedagogjike të univesristeteve shqiptare. Vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e qevrisë është firmosur një VKM, sipas së cilës vulën përfundimtare për performancën e pedagogëve do ta vërë minstria e Arsimit, pra qeveria.

Në pamje të parë kjo VKM duket si reflektim i pakënaqësive të studentëve për nivelin profesional dhe korrupsionin në rradhët e shumë pedagogëve. Por në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Vendimi për “Për vlerësimin e performancës në mësimdhënie të personelit akademik në institucionet e Arsimit të Lartë, edhe nëpërmjet sondazhit kombëtar të studentëve”, nga njëra anë parashikon që gjithë studentët të “votojnë” me sondazhe për punën dhe cilësitë e çdo pedagogu, por njëkohësisht vulën përfundimtare e vë minstria e Arsimit. Sipas këtij vendimi është vetëm Ministria e Arsimit, e cila nëpërmjet një ekipi të posaçëm, do të analizojë rezultatet e sondazhit dhe do të propozojë apo do të marrë masa për çdo pedagog. Pra studentët “votojnë”, qeveria vendos për fatin e vërtetë të ccdo pedagogu.

Gjithashtu në këtë VKM, nuk përcaktohet si mbi çfarë baze e kriteresh do të ngrihet komisioni i vlerësimit.

Kjo VKM hyn në fuqi menjëherë as botimit në fletoren zyrtare dhe menjëherë pas kësaj të gjithë pedagogët do të jenë në duar të qevrisë për fatin e tyre të ardhshëm akademik.

Absurdja është se ky vendim bie ndesh dhe me vetë Ligjin për Arsimin e Lartë, të cilin qeveria dhe Edi Rama po e mbrojnë me forcë dhe duket se nuk kanë ndërmend që ta lëshpjnë pavarësisht se abrogimi i tij është shndëruar së fundmi në një nga kërkesat kryesore të studentëve.

Me hyrjen në fuqi të kësaj VKM-je, pedagogët tashmë nuk do të kontrollohen vetëm nga struktura e universiteteve, por edhe nga qeveria. Pra kemi një kapje të të mundshme të stafeve akademike nga politika dhe partia në pushte, e cila dihet se si funksionon veccanërisht në fushata elektorale, apo për të bërë qoka partiake.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE 

Nr. 783, datë 26.12.2018 “PËR VLERËSIMIN E PERFORMANCËS NË MËSIMDHËNIE TË PERSONELIT AKADEMIK NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, EDHE NËPËRMJET SONDAZHIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 104, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit,  Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vlerëson procesin dhe performancën në mësimdhënie të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë, me qëllim sigurimin, promovimin dhe përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies në këto institucione.

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të ndjekë të gjithë procedurën e njoftimit të IAL-ve, ngritjes së grupeve të punës që do të realizojnë procesin e vlerësimit të performancës në mësimdhënie të personelit akademik, deri në hartimin e raporteve përfundimtare.

Procesi i vlerësimit të mësimdhënies monitorohet në mënyrë të vazhdueshme edhe përmes sondazhit kombëtar të studentëve, në të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë harton metodologjinë dhe instrumentet e sondazhit kombëtar të studentëve për cilësinë e mësimdhënies.

Në procesin dhe grupet e vlerësimit, të ngritur nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, marrin pjesë dhe përfaqësuesit e studentëve të propozuar nga institucionet e arsimit të lartë.

Raporti përfundimtar, i përgatitur nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, i paraqitet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionit të arsimit të lartë që i është nënshtruar procesit të vlerësimit të performancës në mësimdhënie.

Strukturat përgjegjëse në institucionet e arsimit të lartë shqyrtojnë dhe marrin në konsideratë rezultatet e raportit për vlerësimin e punës mësimdhënëse të çdo anëtari të personelit akademik.

Vlerësimi përfundimtar, për çdo anëtar të personelit akademik, bëhet pjesë e dosjes së tij personale, së bashku me vlerësimet e tjera gjithëvjetore.
Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe institucionet të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI, Edi Rama

VENDIMI I PUBLIKUAR NË FLETOREN ZYRTARE