Perez do te Reali yllin e Tottenhamit

Florentino Perez duket i bindur për të sjellë në Madrid mesfushorin danez të Tottenhamit, Christian Erikssen, dhe është gati të kënaqë klubin anglez, për ta bindur të pranojë transferimin.

Mediat spanjolle raportojnë se Perez ka marrë kontaktet e para me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy, të cilit i ka bërë të ditur edhe ofertën e parë të madrilenëve.

Mësohet se Perez ka shprehur gatishmërinë për të paguar plot 100 milionë euro për kartonin e danezit, ndërsa ka thënë se mund të përfshijë në operacion edhe fantazistin Isco, nëse anglezët kanë interes për të.

Edhe trajneri i Tottenhamit, Maurizio Pocchettino, e ka pranuar se Erikssen mund të largohet dhe se ai vetë do të ishte tërësisht kundër mbajtjes me zor të një futbollisti në skuadrën që ai drejton.