U ble këtë verë, Atletiko Madrid po mendon shitjen e Lemar

Atletiko Madrid nuk është bindur akoma nga Lemar dhe qënrimi i tij tek ekipi spanjoll ka marrë disa pikëpyetje.

Francezi u ble për  70 milionë euro nga Monaco në verën e kaluar, por ai nuk po bind në fushë duke shfaqur edhe dyshime për trajnerin Diego Simeone.

Edhe në ndeshjen e fundit me Sevillan lojtari u zëvendësua në minutën e 60, pa lënë gjurmë në fushë dhe mësohet se drejtuesit po mendojnë edhe ta shesin.

Ata presin një sinjal nga lojtari për pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse situata nuk ndryshon, shitja e tij duket e pashmangshme teksa ka ekipe të Premierë Ligës që e pëlqejnë lojtarin francez.