FOTO/ Në këto ditë të forta motrat Kardashian ngrohin atmosferën

 Motrat Kardashian u bënë të njohura prej linjave të përsosura trupore dhe prej jetës luksoze. Që kur morën vëmendje të madhe në rrjete sociale dhe faqe rozë, ato nuk u shkëputën asnjëherë nga fotografitë seksi ku ekspozojnë trupin.

Këtë herë Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner kanë pozuar së bashku në një xhakuzi, ku dukeshin qartë të pasmet e tyre bombastike. Normalisht një foto e tillë do shoqërohej edhe me një shkrim provokues.

"Çfarë është më nxehtë se një çokollatë e nxehtë?", shkruajti Kourtney në fotografinë e publikuar në Instagram.

Motrat Kardashian e ngrohën atmosferën në këto ditë të ftohta. Komentet ishin të shumta nga fansat e personazheve.