Plani për ‘zhdukje’, Rama gati ‘thertoren’ për pedagogët

Është i njohur botërisht fakti që Edi Rama nuk di të mbajë asnjë përgjegjësi për asnjë nga skandalet që kanë ndodhur në gjithë qeverisjen e tij.

Po ashtu bashkëpunëtorët e tij njohin edhe faktin tjetër, që kur rrezikohet karrigia e tij, Edi Rama i dorëzon të gjithë, vec vetes së tij.

Edhe për protestën studentore, Edi Rama duket se po tenton të kalojë përgjegjësinë nga qeverisja e tij skandaloze dhe ligji i Arsimit të Lartë tek pedagogët.

Studentët nisën sot protestat sërish dhe kjo ka bërë që Edi Rama të kërkojë rrugë zgjidhje, duke mënjanuar mbajtjen e përgjegjësisë, por duke akuzua të tjerët (sic ndodh gjithmonë).

Kështu Rama, në ditët e fundit të vitit 2018 ka përgatitur disa projektligje me anë të të cilëve për gjendjen skandaloze të arsimit, tarifat e larta apo edhe gjëra të tjera, bën përgjegjës pedagogët.

Edi Rama nuk mban asnjë lloj përgjegjësie vetë, por gjithmonë kërkon që ta pësojnë të tjerët.

Edhe në rastin e protestave studentore, Rama ka vendosur që fajin tua hedhë pedagogëve.

Sipas Ramës, ata janë problemi i vërtetë dhe ata do të ndëshkohen.

Në projektligjet që ka miratuar Rama dhe qeveria e tij, ndëshkohen vetëm pedagogët.

Më poshtë keni projektligjet e miratuara nga Rama që godasin vetëm pedagogët për gjendjen skandaloze të arsimit në vend dhe qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi.