Vajza denoncon papërgjegjshmërinë e Policisë: Hajduti kishte thikë dhe policja më thoshte ta bllokoja...

Sot një kambist u grabit në një pikë Exchange-i në Tiranë shumë pranë Komisariatit Nr. 3  të Policisë dhe sipas dëshmive policia kishte mbërritur me vonesë pasi grabitësit kishin dhunuar kambistin dhe ia kishin marrë paratë.

Ndërkohë, në qytetare referuar ngjarjes së sotme në rrugën “Mine Peza”, ka denoncuar një rast të ngjashëm, bashkë edhe me papërgjegjshmërinë e Policisë së Komisariati Nr. 3.

Mesazhi i plotë i qytetares

Përshëndetje JOQ! Pashë lajmin tuaj n lidhje me grabitjen pranë komisariatit nr. 3.

Mua më ka qëlluar që të bëj një padi para 3 muajsh për një vjedhje që mu bë në rrugën e Durrësit.

Në moment mora në telefon policinë, mu përgjigj një police femër dhe me qetësi të paparë më tha qa unë ta bllokoja hajdutin ose më saktë agresorin, ndërkohë që policia do të vinte me makinë.

Unë i shpjegoja që e kisha të pamundur ta ndaloja sepse ai kishte thikë me vete.

Ndërkohë që prisja makinën e policisë të vinte më morën në telefon përsëri dhe më thanë që nuk vinin dot patrullat sepse ishin larg, por duhet të shkoja unë në Komisariat për të bërë denoncimin.

Imagjinoni tani të kisha forcën dhe guximin për të bllokuar hajdutin dhe pastaj të më thoshin që s’vinin dot, si do ja bëja unë?!

me të shkuar në komisariat në këmbë, tek recepsioni del një polic dhe sapo dëgjoi që kisha shkuar për vjedhje më tha “Sa vjedhje bëhen në Tiranë, me ty do merremi o gocë? Është kohë dreke, po deshe hajde më vonë!”

Nuk e di nëse kështu funksionon çdo komisariat, ama jam e sigurt që nuk ja vlen të kërkosh ndihmë nga policia jonë”.