Eto’o: Ka racizëm në futboll, trajnerëve me ngjyrë nuk u besohet!

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o ka folur për një temë delikate siç është racizmi.

Kamerunasi po vijon karrierën e tij si trajner, por beson se ka një element racist që mund ta pengojë atë.

35-vjeçari ka thënë se shpeshherë trajnerëve me ngjyrë nuk iu jepet besimi i merituar.

“Shumë ish lojtarë me ngjyrë nuk marrin licencën e trajnerit, por ka disa që e bëjnë këtë” ka thënë Eto’o për “Canal+”.

“Ka një mungesë besimi. Mungon besimi dhe ne shihemi si qytetarë të dorës së dytë”, ishin fjalët thumbuese të kamerunasit.

Duke folur më tej për të ardhmen e tij, ai ka thënë se ambiciet e tij janë të drejtojë një skuadër europiane.