ZYRTARE/ Laçi transferon mesfushorin nga Kroacia, ja emri...

Laçi vazhdon me strategjinë duke u fokusuar tek të rinjtë. Trajneri Besnik Prenga, ka siguruar transferimin në formë huazimi nga Lokomotiva e Zagrebit, talentin e ri, Enis Çokaj.

Ishte vetë Prenga që bëri të mundur kalimin e 19-vjeçarit në Kroaci, ndërsa tani e ka marrë tek Laçi si një përforcim për gjysmën e dytë të sezonit, por edhe për një mundësi për mesfushorin, shkruan panorama.

Çokaj ka qenë tek ekipet e moshave të Shkëndijës së Tiranës, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Vllaznisë U-15. I riu koplikas luan në qendër të mesfushës dhe bëhet lojtari i dytë që kurbinasit e marrin nga skuadra kroate. Në verë ishte Jon Mersinaj i cili iu bashkua bardhezinjve dhe po luan rregullisht.