‘Mposhtet’ City dhe PSG, ja skuadra që ka shpenzuar më shumë në merkato

Manchester City dhe PSG kanë qenë skuadrat më të përfolura për shpenzime marramendëse në merkato.

Por tashmë, nuk ka dyshime që “pole position” është marrë nga Juventusi duke u bërë në këtë mënyrë skuadra që ka shpenzuar më shumë në 3 vitet e fundit.

Italianët kanë shpenzuar 68 milionë euro, gjashtë më shumë se Manchester City dhe shtatë më shumë se Barcelona.

Blerja e Ronaldos, 117 milionë euro, Higuain 90 Milionë euro dhe blerje të tjera e kanë bërë Juven kryesues.

Megjithatë, Juve qëndron me bilanc pozitiv pasi ka bërë edhe shumë shitje duke arkëtuar miliona euro.