FOTO/ ‘Diçka nuk po shkon’, fansat akuzojnë modelen bombastike për ndërhyrje me Photoshop

Ajo është një yll Instagrami, e njohur për format e saj ‘të rrezikshme’.

Por, Tammy Hemborw është akuzuar se ka përdorë ‘photoshop’ në fotografinë e saj më të fundit që ka postuar në rrjetet sociale, pasi ndjekësit kanë vërejtur që diçka nuk po shkonte në atë foto.

24-vjeçarja i ka reaguar këtyre komenteve, të cilët thonë se pllakat anash vitheve të saj janë ‘shtrembëruar’ çuditshëm.

Tammy ka thënë: “Para se të komentojë edhe ndonjë person tjetër për atë se plakat janë me ‘photoshop’, ju lutem shikoni edhe një herë me kujdes, pasi ato lakohen sapo unë ulem në to. Kështu është e krijuar pishina”.

Me këtë shpjegim ajo është munduar të bindë ndjekësit se ndërhyrja është vetëm një ‘iluzion optik’.