", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Mes yjeve, kjo vajzë e panjohur vodhi gjithë vëmendjen në ‘Golden Globes’

Nëse ka një person që vodhi të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, ajo është Kelleth Cuthbert.

Emrin jemi të sigurt që nuk e keni dëgjuar asnjëherë, ashtu siç jemi të sigurt që fytyrën e saj e keni parë në 99% të fotove të “Golden Globes” që keni hasur në internet.

Kjo modele që i bënte promocion ujit Fiji në “Golden Globes”, ka prishur thuajse të gjitha fotot e të famshmëve në tapetin e kuq, duke qëndruar në sfond.

E veshur me një fustan blu dhe një tabaka me shishe e gota uji në dorë, modelja shihet teksa pozon në pjesën më të madhe të fotove në tapetin e kuq, mbrapa kurrizit të VIP-ave.

Modelja ka publikuar edhe një foto të sajën nga tapeti i kuq ku shkruan: “Nuk është mënyra më e keqe për të kaluar të dielën”.

Epo për këtë jemi shumë të sigurt!