Real Madridi prezanton blerjen e re, ja fjalët e para të ish-sulmuesit të Cityt

Real Madrid dhe Manchester City kanë arritur akordin për transferimin e Brahim Diaz në "Santiago Bernabeu".

Diaz ka nënshkruar një kontratë me Realin deri në vitin 2025.

Ditën e sotme 19-vjeçari ka përfunduar me sukses testet mjekësore te klubi spanjoll, teksa më pas është prezantuar para mediave

“Sot është dita më e rëndësishme e jetës sime”, tha spanjolli në prezantimin e tij.

“Është dhurata e përsosur në festën e ‘Tre Mbretërve’. Vetëm tre opsione të mia ishin, që unë dëshiroja të luaja për Real Madridin, të luaja për Real Madridin ose të luaja për Real Madridin. Kam ëndërruar të luaj për këtë klub që kur isha fëmijë”, deklaroi Diaz, i cili do të mbajë numrin 21 te Real Madridi.