Pikante/ Messi-Suarez kanë shënuar më shumë gola se Real Madridi

Barcelona e ka filluar vitin 2019 me një fitore me rezultat 2-1 kundër Getafes dhe e arritën këtë gjë falë golave të shënuar nga Lionel Messi dhe Luis Suarez, të cilët kanë shënuar 28 gola së bashku këtë sezon të La Ligës.

Argjentinasi ka shënuar 16 gola deri tani, ndërsa uruguaiani ka shënuar në 12 raste, duke bërë që vetëm këta të dy të kenë më shumë gola të shënuar këtë sezon sesa e gjithë skuadra e Real Madridin, që ka shënuar gjithsej 26.

Dyshja nga Amerika e Jugut ka shënuar edhe më shumë gola se klubi në vendin e dytë në tabelën e La Ligës, Atletico Madridi, që mbetet pesë pikë larg klubit katalanas.

Edhe Atletico, ashtu si Reali, ka shënuar 26 gola këtë sezon.

Nga të gjitha ekipet e tjera të La Ligës, vetëm Celta Vigo ka numër të njëjtë golash të shënuar me dyshen e famshme të Barcelonës, ndërsa vetëm Sevilla dhe Levante kanë shënuar më shumë se ata.