Kishat lindore festojnë sot Krishtlindjet

Sot, në Kishat lindore, që ndjekin kalendarin julian, kremtohet Krishtlindja. Të gjithave, Papa,  pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, u bëri urimet më të përzemërta e vëllazërore. Ndërmjet bashkësive, që kremtojnë më 7 janar, edhe ortodoksët e Patriarkanës së Moskës.

“U drejtoj urimin tim më të përzemërt e vëllazëror, në shenjë bashkimi ndërmjet gjithë të krishterëve, që e pranojnë Jezu Krishtin si Zot e Shëlbues. Të gjithave, Gëzuar Krishtlindjen!”. Me këto fjalë Françesku u dërgoi,  urimin bashkësive kishtare të Lindjes, që kremtojnë më 7 janar, lindjen e Jezusit. Veç këtyre, edhe shumicës së të krishterëve ortodoksë, që vijojnë  të përdorin kalendarin julian, njoftoi Vatikani.

Që nga shekulli IV pas Krishtit, Kisha e pati pranuar këtë kalendar, që ishte në përdorim në Perandorinë romake.  Quhej “julian”, sepse u shpall nga Jul Çezari, në vitin 46 para Krishtit.

Në sistemin e numërimit të ditëve, regjistrohet një ndryshim i rëndësishëm në vitin 1582, kur botohet bula e Papës Gregori XIII “Inter gravissimas” që i jep fund, në shumë zona të Evropës, përdorimit të kalendarit julian. Qëllimi i këtij vendimi ishte të zhdukej ndryshimi që krijohej ndërmjet kalendarit julian e ciklit të vitit diellor. Kështu, në vitin 1582, kalendari gregorian e zëvendësoi në shumë vende atë julian,

Ndërmjet bashkësive, që ndjekin kalendarin julian, ky është vit i posaçëm posaçërisht për koptët egjiptianë, që do ta kremtojnë liturgjinë solemne   në katedralen e re, kushtuar Lindjes së Krishtit, ndërtuar në atë, që do të jetë kryeqytet i ri adminstrativ i vendit. Kremtimin do ta kryesojë Patriku Taëadros. Kështu për Krishlindjen.

Ndërsa Solemnitetin e Dëftimit të Zotit, bashkësitë kishtare të Lindjes, që ndjekin kalendarin julian, do ta kremtojnë më 19 janar.