VIDEO/ Në emër të minatorëve, naftëtarëve, studentëve, Edvin largohu!

Protesta e studentëve përpara kryeministrisë ka marrë përmasa të mëdha, pasi bashkë me të rinjtë janë bashkuar sot minatorët dhe naftëtarët nga e gjithë Shqipëria.

"Në emër të minatorëve, naftëtarëve, studentëve, i drejtohem Edvinit: Largohu!" tha njeri prej protestuesve. Thirrja “Largohu, Rama” ka shpërthyer me megafon nga zërat e baballarëve protestues, të zhgënjyer nga premtimet për statusin e profesioneve të tyre, nga mosrritja e pensioneve dhe barra ekonomike, që u ka sjellë ligji i Arsimit të Lartë.