Zbulohet sa do të jetë paga e Diego Godin tek Interi

Mediat e njohura italiane kanë raportuar se Diego Godin ka arritur marrëveshje me Interin, ku do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me 6 milionë euro për sezon.

Uruguajani pritet të largohet nga Atletico Madrid si lojtar i lirë në verën që vjen, pasi nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin madrilen.

Ai do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, plus shtesat, me opsionin për ta vazhduar kontratën edhe për një vit.