VIDEO/ Momente prekëse, Fabregas ‘shpërthen’ në lot në ndeshjen e fundit me Chelsean

Chelsea ka fituar me lehtësi 2-0 ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për rundin e tretë të FA Cup.

Fillimisht, ishte minuta e 49’ kur sulmuesi Alvaro Morata zhbllokoi rezultatin për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Vetëm 10 minuta më vonë, ai realizoi golin e dytë të këtë herë e mposhti me kokë portierin vendas.

Më herët në pjesën e parë, një 11-metërsh e kishte humbur edhe Cesk Fabregas, i cili u prit nga portieri kundërshtar. Me shiritin e kapitenit në dorë, kjo ishte ndeshja e fundit për spanjollin, i cili tashmë ka vendosur të largohet nga Chelsea për të vijuar karrierën e tij në Francë te skuadra e Monacos.

Trajneri Sarri i rezervoi edhe një “standing ovation” Fabregasit, pasi në minutën e 85-të, u zëvendësua me Kanten. I gjithë stadiumi po duartrokiste spanjollin, dhe ky i fundit nuk i mbajti dot lotët.