FOTO/ Përplasje të dhunshme mes policisë dhe jelek verdhëve sot në Francë

Edhe ditën e stome gjatë protestës në Francë, pati përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Policia përdori sot gazlotsjellës ndaj aktivistëve që protestonin për largimin e Macron ditën e sotme në Paris.

Ndërkohë që nga ana tjetër protestuesit u kanë vënë flakën disa mjeteve në rrugë në shenjë revolte.

Ndërsa policia ka arrestuar 33-vjeçarin Eric Drouet, i cili ëhstë një nga udhëheqësit e grupit.

"Ai është akuzuar për organizimin e një demonstrate të paligjshme në një rrugë publike, duke mbajtur armë ofensive dhe duke marrë pjesë në dhunën në grup. Shumë të tjerë janë nën hetime për vepra të ngjashme të rendit publik", tha një zëdhënës policie.

Dhjetë anëtarë të lëvizjes kanë vdekur në bllokada të organizuara në rrugët kryesore rreth Francës, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur në trazira.