Rama mburret me stadiumin ‘Arena Kombëtare’, por harron të rimbursojë FSHF-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar ditën e sotme disa video në Instagram duke zbuluar pamjet e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Por mesa duket qeveria ka harruar të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF-ja, ndërsa Rama merret me detaje të pavlera në rrjetet sociale.

Në një kohë kur Rama duhet të autorizojë Ministrinë e Financave për të rimbursuar FSHF-në për një investim me vlerë rreth 2 milionë euro, ai ka kohën të merret me batuta.

“Mos na xhelozohet Juvja?”, shkruan Rama duke postuar këtë video në Instagram.