Lojtari kërkon largimin, Juventusi merr vendimin përfundimtar për Benatia

Milan, Arsenal dhe Schalke 04 kanë bërë ofertat e tyre në drejtim të Juventusit për të marrë kartonin e mbrojtësit, Medhi Benatia.

Sipas La Gazzetta dello Sport, marokeni 31-vjeçar kërkon me çdo kusht të largohet pasi nuk po gjen hapësira në formacionin bardhezi të ideuar nga Allegri.

Pavarësisht kësaj, Juventusi nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin në mes të sezonit pasi në rast dëmtimesh Allegri nuk do të ketë opsione të tjera.

Kujtojmë që kontrata e Medhi Benatia skadon në vitin 2020.