FOTO/ Ish-ushtaraku përdhunon dhe vret 29-vjeçaren. Emrat

Familja e priste për Krishtlindje por Irina Akhmatova është vrarë brutalisht nga një ish-ushtarak me precedentë penal.

Kjo është historia e trishtuar e një 29-vjeçare nga Rusia, nënë e një vajze 8-vjeçare. Ajo kishte publikuar në faqen “BlaBlaCar” njoftimin për të marr disa pasagjerë deri në vendin e lindjes së saj ku do të shkonte për festat e fundvitit. Por fatkeqësisht kërkesës së saj iu përgjigj, Vitaly Chikirev një ish-ushtarak 39 vjeç. Me anë të disa adresave flasë ai i kishte prenotuar të gjitha vendet e lira. Kështu ata të dy u gjendën vetëm në makinë dhe në ato momente Vitality sulmoi, përdhunoi dhe vrau 29-vjeçare. Për të humbur të gjitha gjurmët trupin e saj e fshehu në pyll trupin e Irinës shkruan Corriere.

Burri 39-vjeçar u arrestua nga policia e cila e ndiqte prej kohësh për shkak të disa krimeve të kryera. Irina nuk ishte viktima e tij e parë, ai kishte përdhunuar dhe vrarë edhe disa vajza të tjera të reja. Pas arrestimit ai pranoi krimin dhe tregoi edhe vendin ku kishte varrosur 29-vjeçaren.