Arsenali i ‘fiksuar’ me shqiptarët, piketon mesfushorin e rradhës

Arsenali kërkon të ketë një tjetër shqiptar në përbërje. Bëhet fjalë për Dionis Avdiajn. Sipas asaj që raporton gazeta “Blic” klubi anglez ka shfaqur interes për 22 vjeçarin që aktualisht aktivizohet në Holandë te Uillemi II.

Lojtari i Kosovës është mjaft i kërkuar në treg duke qenë se po kalon një formë të mirë tek ekipi i tij. Avdiaj ka realizuar 8 gola dhe 6 asiste në 18 takime ku është aktivizuar.