Kryemadhi: Rama mashtron, nuk janë hapur 265.000 vende pune

Nga qyteti i Fierit ku u takua me anëtarët e Komitetit Drejtues të LRI-së së kësaj bashkie, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar dhe ka dhënë disa argumente të cilat nxjerrin në pah mashtrimin e madh të kryeministrit Rama për hapjen e 265.000 vendeve të reja të punës.

Kryemadhi tha se rritja ekonomike është e lidhur ngushtësisht me hapjen e vendeve të reja të punës,  dhe Shqipëria do të kishte një rritje ekonomike me dy shifra në rast se do të ishte realizuar ky premtim, ndërkohë që qeveria pranon një rritje një shifrore të ekonomisë.

‘Shikojmë se si flitet për rritjen ekonomike dhe ku rritja ekonomike për hir të së vërtetës nuk ka ardhur si rezultat i zhvillimit të ekonomisë. Ju e dini shumë mirë që rritja ekonomike është e lidhur shumë me hapjen e vendeve të punës.

Pra nëse do të kishim një kryeministër të vërtet, një kryeministër që nuk do të gënjente për këtë lloj rritje ekonomike që ka 4.5% të jeni të bindur që as 40.000 vende pune nuk janë hapur. Që të hapeshin 265.000 vende pune që thotë kryeministri, i binte që rritja ekonomike në Shqipëri të ishte mbi 10%, pra të ishte të paktën me dy shifra.

Pra mashtrimet e radhës, të cilat kërkojnë të mbulojnë zullumin që ka futur Shqipërinë, nuk po na krijojnë gjë tjetër, nuk po na lë rrugë tjetër, na ka krijuar mundësinë e vetme që është protesta’, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.