Kush është ‘miku’ që paguan 18 mijë euro të ngrohë Ramën?

Pasi mediat konstatuan vetëm nga një foto jetën luksoze të kryeministrit të vendit më të varfër në Europë, ky i fundit ka shpërthyer në fyerje ndaj mediave, por pa përgënjeshtruar çmimin e oxhakut pas ‘sumës’ së tij, gjatë kohës që konkurron Eduart Ndocajn si piktor.

Rama nuk përgënjeshtron cmimin e oxhakut mbi 25 milion lekë, por thotë se është atelie e një miku të tij që ja ve në dispozicion kryeministrit për të hedhur në tablo fantazitë e tij shpesh herë prej të marri.

Por kryeministri shqiptar vetëdenoncohet dhe nuk tregon se kush qenka ky mik që paguan mbi 25 milion për ti ngrohur ‘sumën’ Ramës kur nuk e zë gjumi natën dhe përfundon në atelie?

Ka dëshmitarë të pafund që thonë se atelieja në fjalë rrethohet shpesh nga mesi natës me gardistë, pasi aty vjen orë e pa orë Edi Rama.

Reagimi i djeshem i Edi Rames: