Dy ekipet e Mançesterit, ‘kokë më kokë’ për serbin e Fiorentinës

Manchester Unitedi dhe Manchester City janë në garë për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Sipas mediave italiane, dy gjigantët e Premierligës kanë shfaqur interesim për serbin.

Fiorentina ia ka vënë çmimin Milenkovicit, e që është plot 50 milionë euro.

Për 21-vjeçarin interesim ka pasur gjatë verës nga Atletico Madrid, që ofroi 40 milionë euro për të, mirëpo u refuzua nga klubi italian.

Milenkovic ka dy gola në 18 paraqitjet e tij në këtë stinor të Serie A-së.

Mbrojtësi erdhi nga Partizani i Beogradit në verën e vitit 2017 për 5 milionë euro.