Nis operacioni ‘fshesa’ te Tirana, 4 lojtarë drejt largimit

Tirana është duke lar guar dy lojtarë nga Maqedonia dhe dy të tjerë janë në pikëpyetje për vazhdimin e aventurës te Tirana. Bëhet fjalë për Dejan Blazhevskin dhe shqiptarin Sedat Berisha, që janë pothuajse të ikur, ndërsa në pikëpyetje janë Vinsent Atinga dhe Majkëll Ngo.

Dyshja që vjen nga Maqedonia me të gjitha gjasat nuk do të jetë pjesë e bardhebluve nga janari e në vazhdim.