Ja fjalët e para të Maradonës pas daljes nga Spitali

Diego Maradona mbrëmë ishte në spital në Buenos Aires, mirëpo është lëshuar pas disa orëve dhe ka shkuar në shtëpi.

Maradona ka bërë një kontrollim te mjeku, dhe pastaj është kuptuar se ai ka gjakderdhje në zorrët e tij, mirëpo pas kësaj ai ka thënë se ndihet mirë.

“Dua t’iu falënderoj për mesazhet e juaja. Unë jam mirë dhe kërkoj falje që iu kam brengosur pa arsye”, ka thënë legjenda e futbollit.

“Dua që t’iu siguroj se nuk ka diçka serioze, jam mirë. Sot po kujdesem për nipërit e mi, Benjan, Dieguito Matias dhe djalin tim, Diego Fernandon”.

“Përqafime për të gjithë ju”.