Plani i Juves, largohen Khedira e Pjanic, vijnë Pogba e Ramsey

Mediat italiane thonë se Juventusi do ta sjellë në Torino Aaron Ramseyn dhe Paul Pogban në verën që vjen, dhe pastaj do ta shesë Sami Khediran dhe Miralem Pjanicin.

Thuhet se Ramsey ka arritur marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”, pasi që kontrata e tij me Arsenalin përfundon në këtë verë,.

Ndërsa spekulimet për kthimin e Pogbas në Juve vazhdojnë, edhe pse mesfushori francez e ka gjetur vetën sërish nën urdhëratë e Ole Gunnar Solskjaer.

Pogba ishte pjesë e Juventusit nga viti 2012 deri më 2016, ku pastaj u kthye në United për 105 milionë euro.

Mirëpo për të bërë vend për Ramseyn e Pogban, Juve fillimisht duhet ta shesë Khediran dhe Pjanicin.