Përleshje me armë, shqiptari lihet në rrugë për i vdekur

Një i ri shqiptar është plagosur rëndë në Venecia të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa policia italiane ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona të tjerë, po shqiptarë.

Sipas policisë, 25-vjeçari shqiptar ishte lënë për i vdekur në rrugë, pasi ishte qëlluar me armë në bark dhe këmbë.

Ka qenë një grua që ka lajmëruar policinë dhe ambulancat.

Policia italiane ka bërë të ditur se autorë të kësaj plagosje janë dy shqiptarë, xhaxha e nip, të njohur si shpërndarës droge.

25-vjeçari i plagosur mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe nën vëzhgimin e mjekëve.