Hysaj largohet nga Napoli

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj pritet që të largohet nga skuadra e tij gjatë merkatos së janarit.

Pas fjalëve të ashpra të agjentit të shqiptarit, për sjelljen e Ançelotit, duket se edhe qëndrimi i Hysajt tek Napoli është drejt fundit.

Sipas asaj që shkruan TutoSport, Hysaj pritet të largohet nga Napoli drejt Chelsit gjatë merkatos së janarit.

Maurizio Sarri e kërkon Hysajn me ngulm dhe deri më tani skuadra e Napolit e kishte refuzuar shitjen e shqiptarit.

Por duket se në ditët e para të vitit 2019, gjërat kanë ndryshuar dhe Napoli është gati për të  lënë të lirë Elseid Hysajn.