Inter arrin marrëveshjen me yllin e Atletikos

Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin.

Ai pritet të kalojë në “San Siro” si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme. Kjo është një lëvizje shumë e madhe nga ana e Inter.

Uruguaiani do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me zikaltrit me mundësi për ta vazhduar edhe për një vit, raporton Gianluca Di Marzio.