Rei Manaj bie pa ndjenja gjatë ndeshjes, klubi i Albacetes sqaron gjendjen e shqiptarit

Rei Manaj pësoi një dëmtim të frikshëm në minutën e 30-të të takimit mes Granadës dhe Albacetes.

Pas një përplasje me kundërshtarin ai ra pa ndjenja dhe u transportua drejt spitalit.

Në pushim të pjesës së parë faqja zyrtare e klubit te Albasetes ka sqaruar gjendjen.

“Manaj është transferuar në spitalin ‘PTS’ për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme që diagonstifikojnë shtrirjen e traumës në kokë që pësoi pas goditjes së parë gjatë ndeshjes”, thoshte njoftimi.

Gjyqtari e ndëshkoi vetëm më një karton të verdhe Sançezin, autorin e dëmtimit të sulmuesit.