Chelsea ndryshon idenë për sulmin, nga Higuain hidhet te Arnautoviç

Në pritje të zhvillimeve për një transferim të mundshëm të Gonzalo Higuainit në Londër, drejtuesit e Chelseat janë hedhur në kërkim të një tjetër sulmuesi.

Bëhet fjalë për austriakun e West Hamit, Marko Arnautoviç, i cili prej dy sezonesh po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra londineze dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë kubeve të mëdha.

Drejtuesit e Chelseat kanë marrë edhe miratimin e Sarrit për austriakun, pasi dihet tashmë publikisht që ish-trajneri i Napolit nuk ka aspak besim te aftësitë e Moratës dhe Giroud, për të dërguar topin në rrjetë.

Më herët, Arnautoviç u kërkua edhe nga Manchester United, në kohën kur në stolin e “djajve të kuq” ishte ulur portugezi Jose Mourinho, i cili me austriakun kishte punuar edhe te Interi.