Guardiola do me çdo kusht te Manchester City kampionin e Botës

Pep Guardiola po kërkon të përforcojë repartin difensiv me një ndër mbrojtësit më të mirë të majtë për momentin.

Bëhet fjalë për kampionin e Botës, lojtarin e Atleticos së Madridit, Lucas Hernandez.

Sipas “Mundo Deportivo”, edhe pse mëngjarashi është në kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2024, teknikun spanjoll nuk e shqetëson kjo gjë.

Klauzola e lirimit të tij është 80 milionë euro dhe Pep është i gatshëm që t’i kërkojë drejtuesve të Manchester Cityt të investojnë për Hernandezin, pasi trajneri spanjoll e kërkon me çdo kusht në “Ethihad Stadium”.