Lidhja me spiunin/ Ja arsyet PSE kongresi i SHBA bllokoi ambasadoren e re

Bashkëpunimi me ish-spiunin e shërbimit inteligjent britanik MI6, Christopher Steele, mund të jetë arsyeja e vërtetë pse Kathleen Ann Kavalec nuk ka marrë ende emërimin si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ajo është në pritje që nga korriku, kur emërimi i saj u paraqit në Komisionin e Marrëdhieve me Jashtë në Kongresin e SHBA.

Steele është ish-agjenti i MI6 që përpiloi dosjen e pistë për bashkëpunim të Presidentit Donald Trump me Rusinë. Sipas emaileve dërguar Kongresit nga Departamenti i Drejtësisë, Kavalec, diplomate karriere, ka komunikuar me Steele gjatë kohës që ai përgatiste dosjen.

Kontaktet e saj me ish-agjentin britanik dhe me zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë, Bruce Ohr, i cili gjithashtu kontaktonte me Steele, duket se kanë penguar marrjen e postit të lënë bosh nga Donald Lu.