Barcelona bën shitjen e tretë më të shtrenjtë në histori të klubit

Paulinho zyrtarisht është lojtar i Guangzhou Evergrande.

Futbollisti brazilian verën u transferua te Guangzhou Evergrande në formulën e huazimit, ndërsa tashmë skuadra kineze ka vendosur që në merkaton e janarit të blejë kartonin e tij nga Barcelona.

Në korrikun e verës së kaluar, raportohej se Barcelona do të përfitonte 50 milionë euro nga shitja e Paulinhos, por mediet në Spanjë raportojnë se kjo shitje është finalizuar për tetë milionë euro më pak.

Me 42 milionë euro, Paulinho bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë i shitur nga Barcelona.

Më shtrenjtë se Paulinho janë shitur vetëm Neymar (222 milionë euro te PSG) dhe Luis Figo (60 milionë euro te Real Madrid).