‘Ylli’ i Premier Leagues nënshkruan me Rangers, shok skuadre me Grezdën

Eros Grezda do të ketë shok skuadre te Rangers një emër të madh të futbollit anglez.

Jermain Defoe ka lënë Bournemouth për tu transferuar në kampionatin skocez duke firmosur një kontratë 18 mujore me skuadrën që drejtohet nga Steven Gerard.

Me një goledor të vërtetë si Defoe Rangers i ka të gjitha mundësitë të rivalizojë Celtic-un në garën për titull deri në fund të kampionatit.

Defoe edhe pse 36-vjeçar është goledori i 7-të më i mirë në historinë e Premier League me 162 gola në 423 takime.