Akuza bombastike e gazetarit italian: Juventusi kontrollon VAR-in

Në rastin e debatit për VAR-in ka folur edhe drejtori i ri i “Rai 2”, Carlo Freccero, i cili ka akuzuar Juventusin se ka “okupuar të gjitha dhomat e VAR-it” dhe është duke manovruar përsëri me futbollin.

Ishte një kthesë e papritur e ngjarjeve kohëve të fundit pasi gjatë një prezantimi të një konference për shtyp një njeri që merr vendime dhe është drejtor, është edhe gazetari Freccero i cili ka thënë se Juventusi ka shkuar larg me manipulimet në futboll.

Kur është pyetur nëse ai do të përpiqet për të sjellë përsëri transmetimin e ndeshjeve të futbollit në RAI, të cilët anë të drejtat e transmetimit vetëm me Coppa Italia dhe me Superkupën e Italisë, si dhe të disa ndeshje të Champions League, përgjigja e tij ishte e pazakonshme.

“Tani shikoj vetëm Premier Leaguen, sepse Juventusi fiton gjithmonë në Itali. Kjo për shkak se ata kanë okupuar të gjitha dhomat e VAR-it, është një gjë e pakuptueshme që ndodh në botë. Të gjitha dhomat e VAR-it kontrollohen nga ata. Ata i manovrojnë të gjitha, i bëjnë këto...është irrituese. Forca Roma!”, ka thënë ai në fund.