Qeveria Rama/ Tre vendime të ndryshme për të njëjtin vend

Qeveria Rama do të mbahet mend në historinë e shtetit shqiptar, si qeveria e shumë skandaleve, vjedhjeve dhe drogës.

Por kjo nuk mbaron këtu, pasi së fundmi brenda qeverisë janë dhënë tre vendime të ndryshme për të njëjtin vend.

Për Bllokun 4 në Zagori, janë dhënë 3 vendime të ndryshme nga qeveria Rama. Gjiknuri ka vendosur që të shpallë si zonë kërkimi nafte, Klosi si Park natyror, ndërsa vetë Rama si KKT.

Denoncimi është bërë publik nga kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi.

Ja çfarë shkruan Malltezi:

Corap-qeverisje: njeri gozhdes e tjetri patkoit!!!

Damiani e shpall zone per shpime nafte, Klosi si Park Natyror e Rama (KKT) si zone me prioritet turizmi... 3 vendime te kunderta brenda 1 muaji! Kaq dine por a i meritojme ne keta idiote?

Ndani mendjen a do shpohet per nafte, apo do ruhet park dhe nxitje turizmi. Apo do bejne turizem permbi pus nafte?