FOTO/ Marilyn Monroe dhe të tjerat, si do të dukeshin me botoks 5 yje të së kaluarës

Marilyn Monroe dhe të tjerat, si do të dukeshin me botoks 5 yje të së kaluarës

Artistja londineze, Mat Maitland, ka përshtatur pamjen e njerëzve të famshëm me diktatet e bukurisë, ndërhyrë nga kirurgu estetik.

Marilyn Monroe

Çfarë pamje do të kishin yjet e së kaluarës nëse do të ishin nënshtruar, si shumë nga kolegët e sotëm, në sesionet e kirurgut plastik? Këtë gjë e ka imagjinuar artistja londineze, Mat Maitland, duke përdorur Photoshop për të parashikuar fytyrat e paharrueshme të pesë njerëzve të famshëm që kanë bërë historinë e kinemasë dhe më gjerë. Rezultati? Jo shumë emocionues. Shqyrtimi fillon me Marilyn Monroe, që shfaqet me buzë më mishtore dhe sy më të tërhequr.

Grace Kelly

Kushedi nëse Grace Kelly e bukur, protagonistja e paharrueshme e “Gjuaje hajdutin” dhe “Dritarja në oborr” si dhe Princesha e Monakos, do të ishte në gjendje sot t’i rezistonte thirrjes së botoksit dhe ndërhyrjes në fytyrë.

Lady Diana

Buzë më të fryra dhe mollëza më të larta për Lady Diana, princeshën britanike e cila vdiq në moshën 37-vjeçare më 31 gusht 1997 pas aksidentit me makinë në tunelin Alma në Paris.

Elizabeth Taylor

Këtu është një imazh i Elizabeth Taylor, një aktore e paharrueshme amerikane, tri herë fituesja e Oskarit dhe protagoniste e kryeveprave si “Një vend në diell” dhe “Gjiganti”. Buzët dhe sytë e saj duken të panjohura.

Audrey Hepburn

Dhe e mbyll këtë përshkrim Audrey Hepburn, protagoniste e filmave që kanë bërë epokë si “Festa Romake” dhe “Mëngjes në Tiffany”. Botoksi arriti të thyente edhe fytyrën e saj delikate. /shqip