Disa prej rekordeve që Messi do të përpiqet t’i thyejë në vitin 2019

Përveç suksesit kolektiv me Barcelonën, ylli argjentinas, Lionel Messi, synon që gjatë vitit 2019 të thyejë një numër rekordesh individuale në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

Këto janë disa nga rekordet individuale që Messi mund t’i thyejë gjatë 12 muajve në vazhdim:

Numri i titujve me vetëm një klub: Rekordi i Giggsit

Nëse Barcelona arrin ta fitojë tripletën këtë vit, Messi do t’i grumbullonte 36 tituj me vetëm një klub, që e barazon numrin e titujve që i ka Ryan Giggs me Manchester Unitedin.

Argjentinasi është i uritur t’i fitojë të gjitha titujt e mundshëm këtë sezon, veçanërisht Ligën e Kampionëve, të cilën nuk e ka fituar që nga viti 2015.

Së pari Iniesta, pastaj Xavi

Leo Messi mund të bëhet lojtari i dytë me më shumë paraqitje për Barcelonën. Aktualisht, ai është i treti me 657 paraqitje për klubin katalanas.

Argjentinasit i nevojiten 18 prezenca për ta kaluar Andres Iniestan, ndërsa 110 për ta kaluar Xavi Hernandezin, që është në vendin e parë.

Afër rekordit për fitore të Casillasit

Gjithashtu, argjentinasi mund ta arrijë rekordin me më shumtë fitore në La Liga, pasi ka vetëm 11 fitore më pak se ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas.

Gara për “Këpucën e Artë” për të gjashtën herë

Messi synon ta fitojë për herë të gjashtë “Këpucën e Artë” dhe të tretën radhazi, diçka që nuk është arritur asnjëherë më parë në historinë e këtij sporti.

Rekordi i Zarras

Messi synon ta fitojë për të gjashtën herë në karrierë edhe Pichichin, çmim ky që i dhurohet nga “MARCA” golashënuesit më të mirë të La Li Ligës, duke e barazuar kështu rekordin e sulmuesit spanjoll, Telmo Zarra. Messit i duhen edhe tri gola për ta thyer këtë rekord.

Edhe një tripletë për ta arritur rekordin prej 50 tripletave në karrierë

Kapitenit të Barcelonës i duhet vetëm edhe një 3-golësh për ta arritur rekordin prej 50 tripletave gjatë karrierës së tij.